ne mirëpresim anëtarësimin tuaj në Lidhjen tonë. Së bashku mundemi të arrijmë më shumë.
Vendosni për formën e anëtarësimit dhe na dërgoni formularin nga rubrika e mëposhtme. Bashkëngjitni këtij formulari kërkesën tuaj në detaje për anëtarësim, duke na treguar se në cilën fushë të anëtarësimit dëshironi të rënditeni. Bashkëngjitni dhe fotografinë tuaj, botimet e deritanishme, mundësitë e kontaktimit etj.
Zakonisht krijuesit që merren me shkrime dhe kanë të botuar ndonjë vepër munden të anëtarësohen si anëtarë të rregullt, ata që në përgjithësi e ndihmojnë Lidhjen me kontributin e tyre financiar munden të anëtarësohen si anëtarë jo të rregullt, kurse si anëtarë nderi munden të anëtarësohen ata që për merita të ndryshme emërohen si të tillë. Anëtarët e nderit munden të propozohen edhe nga anëtarët e rregullt, jo të rregullt apo nga dikush tjetër.