Moisiu

Kërko
Direkt zum Seiteninhalt

Hauptmenü:

Të nderuara zonja dhe zotërinj,

kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju përshëndesim në webfaqen e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri „Aleksandër Moisiu“ nga Vjena. 

Kjo Lidhje u themelua në maj të vitit 2011 dhe mbledh rreth veti krijues nga të gjitha trevat shqiptare që jetojnë dhe punojnë anekënd Austrisë si shkrimtarë, poetë, artistë, publicistë, piktorë, skulptorë etj.

Pa dallime në bindjet fetare, politike, ideore, krahinore dhe dialektore, krijuesit shqiptarë që jetojnë në Austri kanë gjetur rrugën e një bashkëpunimi, ku i lidh puna e tyre nga lëmi të ndryshme si arti, poezia, tregimi, studimi, piktura, skulptura etj. Ky bashkëpunim u kurorëzua në nëntor të vitit 2012, me botimin e parë të përbashkët me rastin e manifestimeve të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të titulluar „Illyricum“. Një vit më pas, në nëntor të vitit 2013 doli nga botimi përkthimi i parë në gjermanisht i kësaj antologjie. Versionit në gjermanisht i janë shtuar edhe shumë krijues të tjerë shqiptarë nga të gjitha viset e Austrisë. Tek fusha „Botimet“ mundeni të lexoni më hollësisht mbi botimet e Lidhjes dhe ato personale të krijuesve tanë.

Deri më tani kemi patur bashkëpunime të shumta me shoqata, klube dhe subjekte të ndryshme. Jemi të hapur dhe të gatshëm për bashkëpunime në sfera të ndryshme.

Mes tjerash i kemi vënë vetes këto caqe:
 
•   Organizime kulturore dhe letrare
•   Identifikimi dhe mbështetja e talentëve të rinj
•   Publikime të ndryshme
•   Integrimi përmes aktiviteteve artistike i shqiptarëve dhe nacionaliteteve tjera në Austri

Shfrytëzoni rastin ta shfletoni këtë faqe dhe ndoshta do të gjeni diçka interesante për ju.

Mirëpresim komentet, kritikat dhe lëvdatat.

Përzemërsisht dhe me nderime,
Kryesia




Njoftim:
Krijuesit Anton Marku dhe Besim Xhelili pranohen në PEN Klubin austriak
(Pjesë e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Eseistëve dhe Novelistëve)

 
 
Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü